Në shenjë kujtimi dhe nderi të shtatë vjetorit të rënies heroike të heroit të Kosovës Enver Zymerit me datën 26 korrik 2018, në Mitrovicë, organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit“ me fillim në orën 18:00.
Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it dhe EULEX-it./Drenica.press/.