Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nuk punon asnjë ditë, paguhet 4,564 euro nga ministria

    03/07/2018 | 16:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përgjatë gjithë vitit të kaluar asnjëherë nuk kishte shkuar në punë. Por kjo nuk e kishte ndaluar Ministrinë e Infrastrukturës, që një nga zyrtarët e saj ta paguajë me pagën vjetore 4 mijë e 564 euro.

    Madje ka edhe të tillë që nuk kanë asnjë dëshmi se kryen ndonjë punë në këtë institucion, njofton RTV Dukagjini.

    “Rregullorja nr. 05/2010 e orarit të punës, neni 4 pika 3 thuhet: orari i punës fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 16:00 përveç nëse rregullohet ndryshe nga organizata. Gjithashtu neni 7 vijueshmëria në punë: gjatë orarit të punës të gjithë nëpunësit civil janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Në një rast kemi vërejtur që MI nuk kishte dëshmi për vijueshmërinë në punë për një zyrtar. I njëjti asnjëherë nuk figuron në regjistrin e ardhje vajtjeve në punë gjatë vitit 2017 ndërsa kompensimi vjetor për këtë të punësuar ishte 4,564€. Në listën e pranuar nga zyrtarët përgjegjës të MI-së, vërehet se ekzistojnë edhe 31 punonjës/raste tjera të ngjashme, ku të gjithë i përkasin minoriteteve”.

    Raste të tilla në këtë ministri si dhe në institucionet e tjera, i ka bërë me dije Zyra Kombëtare e Auditimit.

    Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, auditori ka hasur në mungesën e dosjeve të personelit diplomatik.

    Në të gjeturat e auditorit thuhet se:

    “Në dy raste të testuara, në dosje të punësuarve diplomatik, vendimet për emërim në pozita të caktuara ishin kopje të palexueshme. Departamenti i Burimeve Njerëzore nuk posedonte dokument tjetër valid për të punësuarit. Si rrjedhojë testimi ishte i pamundur pasi që nuk kishte dëshmi në dispozicion për të justifikuar pagën/shtesat e të punësuarve”. Mungesa e dokumenteve origjinale rrit rrezikun që të ndodhin pagesa të parregullta”.

    Edhe pse rregullorja e MPJ thotë se nuk mund të bëhet mbulimi i pozitave me ushtrues detyre, një gjë e tillë bëhet në këtë ministri që nga viti 2016 në tri pozita.

    Në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Auditori kishte gjetur shkelje tek kontratat për furnizimin me inventar, duku u zgjedhur kompania më e shtrenjtë për këtë furnizim.

    Në raportin e realizuar për vitin 2017 nga Zyra e Auditorit në shumë institucione janë gjetur shkelje të kontratave dhe marrëveshjeve, duke filluar nga stafi, deri tek kontratat e jashtme./Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.