Vera për familjen e Lushaku, nga fshati Nevolan i Vushtrrisë duket të jetë e bereqetshme. Ata tashmë kanë korrur dy ara që kishin të mbjella me grurë. ‘Këtu te shpija i kemi pas 49 ari e rendimenti ka qenë 1900 kg, kurse ara tjetër në ‘Maqarrnik’ 83 ari e rendimenti ka qenë 3400 kg’, tregon për Gazetën Online Veriu.info, Agron Lushaku fermer nga Nevolani i cili njëkohësishtë është edhe kryetar i Këshillit të fshatit.
Ai bënë të ditur se në fshatin e tyre janë bërë të gjitha përgatitjet dhe nuk kanë mungesë të kombajnave, derisa thotë se pengese mbetet herë pas here moti jo i qëndrueshëm.
Nga ana tjetër në komunë bëjnë të ditur se bujqit por edhe kombajnerët po punojnë maksimalisht për të korrur të lashtat e kësaj vere. ‘Janë bëtë të gjitha përgatitjet dhe tashmë kanë filluar korrje shirjet në territorin e Komunës së Vushtrrisë. Të angazhuara janë gjithsejtë 60 autokombajna të Vushtrrisë, procesi i korrjeve është duke shkuar shumë mirë’, thotë Miran Halili, drejtor i Drejtorisë për ekonomi, bujqësi, pylltari e zhvillim rural në Komunën e Vushtrrisë e po ashtu kryetar i komisionit për korrje-shirje.
Po ashtu ai bënë të ditur se nga ajo pak sipërfaqe që është korrur të dhënat e para janë optimiste se rendimentet e këtij viti janë të kënaqshme. Sipas tij mesatarja e parcelave të para që i disponon drejtoria, janë nga 4000 deri në 5000 kg për hektarë.
Ndërsa sa i përket çmimit të korrjes për një hektarë nga autokombajnerët, Halili thotë se ai është caktuar në nivel të Kosovës dhe është saktë 100 Euro për hektarë.
Sipas të dhënave zyrtare të komunës, në territorin e Vushtrrisë këtë vij janë të mbjella mbi 3015 hektarë me grurë.
Duke pas parasysh kushtet jo të qëndrueshme të motit me reshje të shpeshta, zyrtarët bujqësisë u bëjnë thirrje fermerëve që të kenë kujdes dhe të mos nguten me korrjen e grurit në rastet kur ka lagështi. /Veriu.info/.