Këngëtarja, Nexhmie Pagarusha, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e disa lëndimeve që ka marrë në shtëpi
Zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazliu i ka thënë KALLXO.com se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë pasi i është dhënë ndihma mjekësore.
“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kerkuar ndihme mjekesore si pasoje e lendimeve qe ka marre ne shtepi. Eshte dhene ndihma mjekesore ne kuader te klinikes emergjente dhe eshte jashte rrezikut per jete. Jane duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike ne kliniken e radiologjise ne QKUK”, tha Fazliu për KALLXO.com
Pagarusha më 7 maj ka mbushur 85 vjet, e njëjta njihet si bilbili i Këgës Shqipe.
Këngëtarja Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit” .
Në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”.
Kënga “Baresha” cilësohet si një nga kryeveprat e Pagarushës.