Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Në Mitrovicë shiu “surprizon” panelistët në sallë, ku po diskutonin tema të rëndësishme

    23/07/2018 | 19:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agim Bahtiri në qytetin që ai drejton, sot ka organizuar një tryezë për zhvillimet e fundit politike në vend, posaçërisht tendencës për ndarjen e Kosovës.

    Në Mitrovicë, gjatë tryezës të organizuar nga kryetari Agim Bahtiri, ishin të ftuar liderët politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

    Panelistët u shprehën qartë kundër idesë së ndarjes së mundshme të Kosovës, apo shkëmbimit të territoreve.

    E, përderisa kjo konferencë me një temë kaq madhore, arriti objektivat për të cilat ishte thirrur, jo gjithçka shkoi mirë sa i përket organizimit.

    Në momentin që fjalën e mori përfaqësuesja e shoqërisë civile, Florentina Hajdari, RTV Dukagjini ka kapur disa pamje jo të zakonshme në tryeza të tilla.

    Nga pullazi i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, shiu vazhdonte të pikonte dyshemenë dhe tavolinën ku ishin vendosur panelistët.

    Pamje të tilla më së miri tregojnë se Kosova përpos nevojës për tema “të mëdha” ka nevojë edhe për menaxhimin e probleme lokale, të tilla si ajo e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”./Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.