Në qytetin gjerman Berchtesgaden, ka qenë gjithmonë një interes i madh të paturit e një varri. Kjo për shkak të mungesës së vendeve për një “banesë të fundit”.
Për vite me radhë, autoritetet e qytetit duhej të refuzonin kërkesat për blerjen e vendvarreve dhe arsyeja ishte mungesa e hapësirës. Por ja që është bërë e mundur lirimi i 200 parcelave. Dhe në këtë moment, autoritetet kanë menduar një formë për t’u ofruar të gjithëve të njëjtat shanse për të fituar vendin për pushim të përjetshëm: llotarinë.
Siç njoftoi media gjermane, ajo do të mbahet të mërkurën dhe deri tani 280 persona kanë aplikuar për pjesëmarrje./Kosovarja/.