Një manifestim për nder të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit është mbajtur sot në Bajgorë të ë Mitrovicës.
Në këtë manifestim një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë i cili ka falënderuar diasporën për kontributin e saj.
Tahiri në këtë fjalim ka thënë se Kosova mbahet e gjallë kur ata janë këtu, duke edhe i falënderuar që mbajnë gjallë shpirtin e shqiptarisë.
Po ashtu Tahiri ka premtuar që në Zonën e Lirë Ekonomike do të ketë edhe një hapësirë të dedikuar për bizneset nga diaspora.