Mbytja në ujë është formë e asfiksisë mekanike ku cenimi i shëndetit apo vdekja janë rezultat i mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes.
Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
tel. 044-199-161;
isufbajrami@yahoo.com
Mbytja mund të ndodhë në ujë, lumenj, puse, pishina, liqene, dete, oqeane, etj.
Për t’u mbytur mjafton që në ujë të futet vetëm vrima e gojës dhe hunda. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia e mbytjeve edhe në ujëra të cekëta. Këtu bëhet fjalë për fëmijët e porsalindur, foshnjat etj.
Pa marrë parasysh mekanizmin e mbytjes në ujë dhe llojin dominojnë çrregullimet patofiziologjike.
Është akute hipoksia me ndryshime metabolike. Me ndaljen e punës së zemrës, vdekja mund të ndodhë nëse shpëtimtari nuk fillon reanimimin./Telegrafi/.