Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nafta i rikthehet fitimeve

    20/07/2018 | 13:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, por pritet të publikojnë humbje për të gjithë javën, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me mbifurnizimin dhe mundësive për ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e konfliktit tregtar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, dy konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë.

    Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 69.6 dollarë për fuçi. Megjithatë, dy bençmarkët kryesorë pritet të publikojnë humbje për të tretën javë me radhë, kryesisht për shkak të humbjeve të realizuara në sesionet e para të javës.

    Investitorët e kanë rikthyer sërish vëmendjet te ngadalësimi i kërkesës për shkak të tensioneve tregtare, që mund të dëmtojnë ekonominë globale dhe për rrjedhojë kërkesën për lëndët e para. Banka Popullore e Kinës uli mesataren për juanin kinez për herë të shtatë me radhë, në nivelin më të ulët në një vit.

    Kërkesa e ulët në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë për shkak të luftës tregtare mund të ketë pasoja të tjera në tregun e naftës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësuan rreth 20.2% të kërkesës globale gjatë vitit 2017, ndërsa Kina konsumoi 13%. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.