Në një intervistë për portalin VushtrriaOnline, juristi Shpëtim Morina ka folur për pozitën e rinjëve në raport me meritokracinë dhe punësimin në institucionet publike.
Morina ka thënë se të rinjët nuk janë duke u vlerësuar në bazë të meritave të tyre, sidomos në konkurset publike, ku kriter bazë është të jesh militant i ndonjë partie politike.
Ai ka shtuar po ashtu se as qeveria aktuale në nivel qëndror nuk përbën përjashtim kur bëhet fjalë për punësimin e militantëve partiak ashtu siç bën qeveritë e kaluara duke mos respektuar kriteret profesionale për punësimin e tyre.
Në këtë intervistë ai ka dhënë një vlersim edhe për qeverisjen në nivel lokal duke thënë se qeverisja aktuale përbën një ndryshim marrë parasysh edhe atë se në krye të saj kanë ardhur njerz të rinjë.
Ndër të tjerë ai thotë se meritokracia dhe të rinjët duhet të jenë prioritet i kësaj qeverisjeje.
Për më shumë shihni intervistën e tij të dhënë për portalin VushtrriaOnline