Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, njofton se në takimin disaminutësh mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, u diskutua për hapat drejt arritjes së një marrëveshjeje të obligueshme. Në njoftimin e dhënë nga zyra e Mogherinit thuhet se presidentët u pajtuan që takimin e radhës ta mbajnë pas disa javësh.
Përfaqësuesja e lartë e BE’së, Federica Mogherini, sot në Bruksel priti në takim Presidentin serb Aleksander Vuciq dhe presidentin e Kosovës, Aleksander Vuciq, raporton Gazeta Express.
“Përfaqësuesja e lartë dhe dy presidentët rishikuan progresin e bërë në diskutimet për kornizat e arritjes së një marrëveshje të obligushme dhe legale për normalizim të raporteve mes dy vendeve. Ata u pajtuan që të ritakohen brenda disa javëve dhe të vazhdojnë punën e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e Mogherinit.
Ndërsa Presidenti Thaçi ka folur para mediave pas takimit që pati me Presidentin serb, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së.
Thaçi ka përsëritur disa herë se ky ishte takimi i tij më i vështiri që gjashtë vjet negociata me Serbinë, edhe pse zgjati vetëm pak minuta.
“Ka qenë më i shkurti dhe më i vështiri prej takimeve që kemi realizuar gjashtë vitet e fundit”, ka thënë presidenti Thaçi./Veriu.info/.