Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Modelja 20 vjeçe bëhet shefe e kabinetit të Agim Bahtirit

    23/07/2018 | 12:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Iu kanë dashur vetëm një muaj nga ceremonia e diplomimit që modelja nga Mitrovica, Rona Tmava, të marrë një pozitë të rëndësishme në Komunën e Mitrovicës

    Ajo është bërë shefe e kabinetit të kryetarit Agim Bahtiri, me ç’rast do të udhëheqë me kabinetin e të parit të komunës, shkruan gazetametro.net.

    Siç merr vesh Metro, shefja e re e kabinetit ka diplomuar vetëm para më pak se një muajsh. Më saktësisht, më 26 qershor të këtij viti ka kryer ceremoninë e diplomimit në kolegjin FAMA në Mitrovicë.

    Tmava që tani merr një pozitë të mirë në komunë, akoma nuk e ka të zyrtarizuar vendin e punës. Deri tani asnjë vendim nuk është publikuar në faqen zyrtare të Komunës, ani pse kjo gjë duhet të bëhet sipas ligjit.

    Sidoqoftë, dikur modelja e tash zyrtarja me pak përvojë, po vazhdon të dalë në punë që nga mesjava e kaluar, duke mbushur 5 apo 6 ditë në zyrë.

    Ndërkohë, menjëherë pas marrjes së detyrës asaj mbi supe i ka rënë një detyrë e vështirë. Hiç më larg se sot ajo është dashur të qëndrojë ‘në krye të vendit’ për të udhëhequr një takim ku flitet për kundërshtimin për gjoja ndarje të Kosovës.

    E zyrtarja 20 vjeçare po e zë vendin e nipit të kryetarit Bahtiri, Nehat Bahtirit, i cili u emërua drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim ditë më parë.

    Ndryshe, ndryshimi i pozitave brenda Komunës së Mitrovicës është bërë një traditë tani. Kryetari Bahtiri është rekordmen në ndryshim të stafit. Ai hiç më larg se javë më parë shkarkoi një drejtor, dhe po shqyrton largimin e disa të tjerëve./gazetametro.net/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.