Para disa minutave në Mitrovicë është shtënë me armë zjarri. Nga kjo gjuajtje nuk është lënduar askush përderisa dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje për parkimin e dy veturave.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim nga policia në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Ai tha se arma është konfiskuar dhe në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
“ Ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri, është konfisku edhe arma”, tha Zahiti.