Kryetari i Komunës së Vushtrrisë me propozim të Drejtorisë për Kulturë dhe Arsim ka ndarë sot mirënjohje për maturantët me rezultatet më të larta në testin e arritshmërisë, testin e maturës.
Ndarje të tilla të mirënjohjeve do të bëhen tradicionale, paralajmërim ky i të parit të Vushtrrisë, që sipas tij këto arritje do të shpërblehen në kuadër edhe të çmimit “Hasan Prishtina”.
Ndarja e mirënjohjeve u bë në prani të kujdestarëve të klasës, prindërve e drejtorëve të shkollave.