Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministri Lluka takoi kryetarin Tahiri: Mbështet projektin për qasje në rrjetin e ujësjellësit​

    03/07/2018 | 19:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë qëndrimit të tij në Vushtrri, ministri i Zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, sot është takuar takuar me kryetarin e Komunës, Xhafer Tahiri, me të cilin diskutuan për projekte të rëndësishme që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

    Ministri Lluka premtoi qasje të të gjitha fshatrave të komunës së Vushtrrisë në rrjetin e ujësjellësit, si dhe premtoi angazhim për përfshirjen e Vushtrrisë në rrjetin e pastrimit të ujërave të zeza. “Ne u pajtuam që integrimi i fshatrave të Vushtrrisë të ketë prioritet. MZhE së bashku me qeverinë zvicerane e ka një projekt rreth 18 milionë euro ku ka për qëllim integrimin e fshatrave në rrjetin e ujësjellësit rajonal. Vushtrria do të jetë pjesë e këtij projekti për t’i lidhur të gjitha ato familje që nuk kanë kyçje në ujë të pijshëm”.

    Ai foli për mundësinë e përfshirjes së Vushtrrisë në trajtimin e ujërave të zeza. Qëllimi jonë është që trajtimi i ujërave të zeza të jetë në secilin qytet kryesor të Kosovës, duke përfshirë pra Prishtinën, Mitrovicën dhe Vushtrrinë, tha ministri Lluka.

    Nga ana tjetër kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, falënderoi ministrin e Lluka për përkrahjen që tregoi për ta mbështetur Vushtrrinë.

    “Me ministrin biseduam për qasjen individuale të familjeve në rrjetin e ujësjellësit. Ministri e përkrahu këtë projekt me kënaqësi dhe shumë shpejt do të përfshihet qoftë përmes fondeve të donatorëve, qoftë në kuadër të ministrisë. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Vushtrrisë”. “Po ashtu biseduam për projektet strategjike të qytetit të Vushtrrisë siç është projekti i ujërave të zeza, projekti i ngrohtores së qytetit përmes projektit të koogjenerimit dhe projektet e tjera strategjike, zonat ekonomike e kështu me radhë”, ka deklaruar Tahiri./Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.