Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministri i Punës jep një lajm të mirë për mbi 1 200 të riatdhesuar

    19/07/2018 | 13:34
    ????????????????????????????????????
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e riintegrimit ekonomik të personave të riatdhesuar në tregun e punës. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, Ministri i MPB-së, Bejtush Gashi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

    Me anë të kësaj marrëveshje do të mbështeten personat e riatdhesuar duke ju ofruar mundësi në trajnim, punësim dhe krijim të bizneseve të reja dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës, në kuadër të Programit Aktiv për Tregun e Punës në Kosovë.

    Kësaj marrëveshje i ka paraprirë marrëveshja ndërministrore e nënshkruar në muajin maj të këtij viti në mes të MPMS-së dhe MPB-së, rreth transferimit të kompetencave në fushën e riintegrimit ekonomik nga MPB në MPMS.

    Ky projekt do të realizohet nga MPMS në bashkëpunim me UNDP-në gjatë periudhës 2019-2021 dhe në bazë të marrëveshjes, pritet të përfitojnë më shumë se 1 250 persona të riatdhesuar duke ju ofruar mundësi të trajnimit, punësimit dhe krijimi të bizneseve të reja.

    Qëllimi i këtij projekti është riintegrimi i qëndrueshëm ekonomik i familjeve të riatdhesuara, si një nga kriteret për liberalizim të vizave dhe integrimeve euroatlantike, përmes dhënies së mundësisë së trajnimit, punësimit dhe hapjes së bizneseve të reja përmes programeve aktive te tregut te punës, për persona të riatdhesuar, në përputhje më politikat e riintegrimit të personave të riatdhesuar në tregun e punës dhe legjislacionin përkatës në fuqi./Indeksonline/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.