Deputeti nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka përveç që di të bëjë bujë për pothuajse sa herë që merr fjalën në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovë, sonte ka dëshmuar se di të bëjë bujë edhe në dasma, shkruan GazetaBlic.
Të paktën dy video që “GazetaBlic” ka arritur t’i sigurojë dëshmojnë se Zeka ka një vokal të mirë kur këndon “live”. Ai mbrëmë (24 korrik 2018) ka qenë i ftuar në një dasmë me ç’rast i është dhënë mundësia të dëshmojë veten se ka talent edhe në këndim.Pa hezituar fare, ai ka marrë mikrofonin dhe ka nisur të këndoj këngë patriotike që fokus kryesorë kanë shtetin e Kosovës. Ai ka kënduar këngën “Vijnë vaporat moj nanë“.
Fishkëllimat nuk kanë munguar aspak në fund të performances së tij si shenjë pozitive që ai ka bërë atmosferë në këtë dasmë.Kjo nuk është hera e parë që Milaim Zeka përflitet në media edhe për jetën e tij jashtë politikës. Edhe në vitin 2014-të ai pat bërë bujë në media kur u pa duke vallëzuar po ashtu në një dasmë shqiptare.
Ndryshe, Milaim Zeka është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Momenti kulmor kur ai pat bërë bujë të madhe mediatike ka qenë atëherë kur kishte shkëmbyer grushte me Frashër Krasniqin (atë botë, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!) në një emision të drejtpërdrejtë. / © GazetaBlic /