Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mbahet panairi shumetnik me bizneset e grave ndërmarrëse

    05/07/2018 | 15:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë sot edicionin e dytë të panairit për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër, si dhe nga rajone të tjera anembanë Kosovës.

    Rreth 50 gra ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme, kryesisht shqiptare dhe serbe, të cilat menaxhojnë biznese të vogla në fshatrat e tyre përkatëse do të ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre në panair dhe do të kenë mundësi të bëjnë rrjetëzim dhe të rrisin bashkëpunimin dhe dialogun ndëretnik.

    Përveç kësaj, OJQ të ndryshme dhe organizata vendore e ndërkombëtare do të kenë pesë shtande për të paraqitur punën e tyre, ndërsa një tendë tjetër do të ketë aktivitete të ndryshme me temë fuqizimin e grave.

    Panairi do të jetë i hapur për publikun sot dhe nesër. Tendat e biznesit do të jetë të hapura nga ora 10:00 deri në orën 21:00 në të dy ditët, ndërsa tenda me aktivitetet rreth fuqizimit të grave do të jetë e hapur më 5 korrik nga ora 11:00 deri në orën 21:00.

    Fjalimet hyrëse do të mbahen nga zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra dhe kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZHR) Bekim Jashari./Indeksonline/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.