Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky është i arrestuari për falsifikim të invalidëve të luftës

    13/07/2018 | 16:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Driton Gashi nga Podujeva është personi që me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është dërguar në mbajtje për falsifikim të statusit të veteranëve të UÇK-së.
    Sipas Prokurorisë në Prishtinë, Gashi që nga muaji tetor i vitit 2015 e deri në mars të këtij viti ka falsifikuar vendimet e invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë i dyshuari si agjent i njërës prej kompanive të sigurimeve “ka falsifikuar vendimet e invalidëve të UÇK-së, dhe ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbej si provë për regjistrimin e automjetit”.

    Gashi si personave të autorizuar të kësaj qendre ia ka prezantuar vendimin kinse personat kanë qenë invalid të Luftës së UÇK-së, edhe pse këta nuk e kanë pasur këtë status.

    “Me këto veprime i pandehuri D.G. ka kryer veprën penale ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’ nga neni 403 paragrafi 1 të KPK-së. Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.G. pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, si dhe, rreziku i ndikimit tek të dëmtuarat dhe dëshmitarët”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës./Drenica.press/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.