Policit të rënë në detyrë gjatë aksionit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës më 2011, Enver Zymberit, do t’i ndahet çmimi “Post Mortum” nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka njoftuar për akordimin e këtij çmimi.
Ky çmim do t’u ndahet familjarëve të Policit Zymberi gjatë muajit Gusht, thuhet në postimin e Tahirit të bërë në rrjetet sociale.