Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kujdes nga vjedhjet kur të shkoni në Shqipëri, ja çka mund t’iu ndodh në banesë apo veturë

    12/07/2018 | 15:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga analiza e brendshme e policisë së Tiranës për 6 muajt e këtij viti evidentohen dy fenomene shqetësuese sa i takon kriminalitetit. Bëhet fjalë për vjedhjet e banesave dhe vjedhjet e automjeteve. Megjithëse ka një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 163 shtëpi private ose apartamente në kryeqytet kanë rënë pre e hajdutëve nga janari deri në qershor.

    Por korriku dhe gushti, kur qytetarët lënë banesat dhe i drejtohen bregdetit për pushime, janë muajt kur shtohen edhe rastet e vjedhjeve ndaj duhet treguar kujdes.

    Ndaj nëse keni planifikuar të shkoni me pushime, mos harroni të siguroni mirë shtëpinë tuaj. Mos nxirrni informacion në rrjetet sociale që tregon largimin nga banesa pasi nxit hajdutët, mos harroni të kyçni mirë dyert dhe mos ulni grilat, janë këshillat kryesore që japin eskpertët.

    Po ashtu 34 lokale janë vjedhur në 6 muajt e fundit ndërsa 20 qytetarë ose biznese janë grabitur me dhunë. Në analizën e brendshme të bluve të kryeqytetit, cilësohen si krime problematike ndaj pronës edhe vjedhjet e automjeteve, ku në vetëm 6 muaj janë regjistruar 51 raste dhe janë zbuluar vetëm 10./tch/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.