Sot, administrata komunale e Vushtrrisë ka kaluar në objektin e ri, i cili ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe shërbime më cilësore administrative për qytetarët. Ky object është ndërtuar nga një donacion i Bashkimit Evropian.
Objekti i ri i komunës tashmë ka edhe një zyrë moderne për çiftet që kurorëzohen, përderisa sot është kryer edhe martesa e marë në këtë zyre.
Në ceremoninë solemne të kurorëzimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili çiftit të sapo martuar ua ka lexues deklaratën e martesës.
Kryetari Tahiri çiftit të ri u ka uruar martesë të lumtur dhe jetë të suksesshme bashkëshortore.