Për 6 muajt e parë të vitit 2018, Kosova ka inkasuar gati tre milionë euro nga gjobat e shqiptuara në trafik.
Sipas Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, për 6 muajt e parë të këtij viti janë shqiptuar 184801 gjoba, që kanë ndikuar në inkasimin e 2.86 milionë eurove.
Samedin Mehmeti, drejtor i këtij Divizioni, ka thënë në Puls të KTV-së, se kjo shifër është 88 për qind më e lartë se ajo e vitit të shkuar për periudhën e njëjtë.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë konfiskuar 2822 patentë shoferë për periudhën tremujore deri në dyvjeçare./Vizioni.info/.