Ka më shumë se 2 javë që kur rruga regjionale që lidh Prishtinën me Mitrovicën dhe Vushtrrinë është shndrruar në një tmerr të vërtetë për ata që frekuentojnë këtë rrugë.
Gjatësia e saj shkon nga nëntë kilometra, gjersa ajo nis diku në fshatin Lum të Madh dhe mbaron në hyrje të Vushtrrisë.
Edhe rruga nga Prishtina për në Vushtrri është bërë më e “gjatë” si pasojë e këtyre kolonave të cilat janë bërë një maltretim i përditshëm për të gjithë ata që i bien kësaj rruge.
Në vijim do të mund të shihni një video të kolonës së sotshme ku me mijëra vetura janë pjesë e kolonës.