Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kjo është plazha e vdekjes në Shqipëri, kosovarë mos shkoni atje

    23/07/2018 | 11:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë kësaj fundjave pati dyndje pushuesish në plazhin e Porton Novës. Edhe pse njihet si një nga plazhet më të rrezikshëm pasi disa persona janë mbytur në det vitin e shkuar, kjo nuk i ka sprapsur pushuesit e shumtë që ta frekuentojnë gjatë këtyre ditëve të nxehta.
    Për të shmangur këto lloj fatkeqësish, duke parë dhe motin me erë të fuqishme dhe detin me dallgë, është ngritur një patrullë e policisë bashkiake të Vlorës për të sensibilizuar dhe njoftuar çdo plazhist për rrezikshmërinë, dhe për kujdesin që duhet të tregonin në det.

    Shefi i policisë bashkiake të Vlorës Mejtim Meçe tregoi për Top Channel masat e marra për sigurinë e plazhistëve.

    “Që në orët e para të mëngjesit morëm informacionin që këtu kishte një dyndje pushuesish. Dërguam një shërbim të policisë bashkiake për t’i sensibilizuar në fund të fundit, por edhe për t’i ndaluar. Tashmë siç e shikoni nuk janë më shumë se rreth njëzetë makina, ku në mëngjes ishin rreth 100 makina. Zona e Porto Novës ku jemi, nuk konsiderohet plazh, nuk hyn në zonat e konsideruara nga bashkia për plazh, detyrimisht këtu nuk mund të ketë roje,” u shpreh ai.

    Shumë prej pushuesve nuk ishin në dijeni të rrezikshmërisë që paraqet zona detare në këtë plazh.

    “Kemi parë tabelat, por nuk e kemi dëgjuar,” thotë një pushuese.
    “Erdhëm njëherë dhe na pëlqeu. Ka qetësi dhe është uji i pastër,” shprehet një tjetër pushuese.

    Gjatë kësaj të diele më shumë se 100 makina me pushues mbërritën në plazhin e Porto Novës. Krahas patrullimit me policë bashkiakë, në hyrje të plazhit është vendosur një tabelë që tërheq vëmendjen e personave për rrezikshmërinë në det./Drenica.press/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.