Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këto janë gjashtë shtetet në botë të cilat nuk kanë aeroport

    14/07/2018 | 19:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kur udhëtoni në ndonjë shtet paksa më të largët, gjëja e parë që bëni është që të mendoni për udhëtim me avion, në mënyrë që arrini deri atje sa më këndshëm dhe sa më shpejt.

    Ekziston vetëm një gjë e cila mund t’ju prishë përjetimet, nëse shteti në të cilin udhëtoni nuk ka aeroport, ndaj udhëtimi me avion është i pamundur.

    Ekziston një numër i vogël shtetesh të cilat gjenden në këtë listë, mirëpo edhe disa shumë të popullarizuara ndër to.

    Vatikani, si një zonë me 109 hektarë , e vendosur në mes të Romës, nuk ka aeroportin e vet. Vizitorët mund të arrijnë lehtë atje nëpërmjet kryeqytetit italian.

    San Marino është gjithashtu i rrethuar nga toka italiane. Vendi i pestë më i vogël në botë, ka rreth 33,000 banorë dhe është vetëm nëntë milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Federico Fellini në Rimini të Italisë.

    Për të vizituar Monakon – vendi i dytë më i vogël në botë pas Vatikanit – duhet të kaloni përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Nice – Francë , që është vetëm 25 minuta udhëtim deri në Monaco, vend ky që ka vetëm 38,500 banorë. Është interesante se vendet e treta dhe të katërta më të vogla, Nauru dhe Tuvalu , kanë aeroportet e tyre, ndërsa e pesta dhe e gjashta nuk kanë.

    Ne përmendëm tashmë San Marinon, ndërsa për të shkuar në Lichtenstajn, do të duhet të kaloni shfrytëzoni aeroportin e Zvicrës, St Gallen-Altenhrein, 24 milje larg kryqytetit.

    Po ashtu aeroport nuk ka as Andora, shkruan intv.al. Vend ky që mjafton vetëm 25 milje ta ngasësh makinën për ta parë nga njëri cep në tjetrin. I shtrirë në një luginë të vargmaleve Pirinej, nënkupton që ndërtimi i një piste të aeroportit do të ishte e vështirë, kështu që vizitorët mund të arrijnë përmes Spanjës apo Francës. Opsioni më i afërt për kryeqytetin e Andorës është Aeroporti Girona-Costa Brava në Spanjë.

    Nuk ka udhëtim direkt as për Palestinë, por Aeroporti Ndërkombëtar i Ben Gurionit në Izrael është vetëm 15.5 km larg nga Betlehemi./Indeksonline/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.