Jakup Rizë Gervalla- Berisha e Selvije Berisha, burrë e grua kanë gjetur vdekjen sot aksidentin që ndodhi në fshatin Gllarevë të Klinës, raporton Gazeta Blic.
Identitetin e dy personave të vdekur nga aksidenti e ka bërë publik njëri nga familjarët e të ndjerit, Jakup Gervalla- Berisha.
Me anë të rrjetit social “Facebook”, Ymer Berisha ka treguar se sot gjatë pasditës ka marrë lajmin se në një aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë, ka humbur jetën vëllau i tyre.
Shkrimi i plotë i Ymer Berishës, familjar i viktimave:
Më pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur se pasditën e sotme në një aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë (Gllarevë) humbi jetën vëllai i ynë Jakup Rizë Gervalla (Berisha) së bashku me bashkëshorten Selvije Berisha.