Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se qasja e SHBA’ve ndaj Kosovës ka ndryshuar ashtu që qëndrimi i tyre është me fleksibil, qasje më kreative
Sipas Dacic, me dekada qëndrimi ishte SHBA’ve ishtë vënë në auto-pilot dhe i pandryshueshëm, por me ardhjen Donald Trump në pushtet, e sidomos me emërimin e Wess Mitchel në pozitën e Ndihmës-Sekretarit të Shtetit për Europë.
“Veçanërisht me emërimin e Wess Mitchel përgjegjës për regjionin tonë, qëndrimi i tyre është se dëshirojnë të dëgjojnë, siç thonë edhe vetë ata, të kenë qasje më kreative, jo të bazuar në autopilot, por qasje që përkrah arritjen e zgjidhjes me kompromis. Kjo është shumë e rëndësishme sepse e hap rrugën për dialog dhe kjo është porosi e qartë për Prishtinës, përcjellë GazetaMetro.net
Më tutje Dacic ka vlerësuar se në Prishtinë nuk e kanë të qartë se kanë ndryshuar rrethanat në botë, e edhe qëndrimet e shteteve më të rëndësishme.
Madje, sipas tij tani në të gjitha qendrat botërore dihet se pengesa më e madhe për arritjen e marrëveshjes është Kosova.
Mirëpo, Daci nuk e mohoi mundësinë që Seriba të njoh shtetin e Kosovës.
“Ajo temë nuk ekziston në agjendën tonë, tema për të pranuar Kosovën, të i mundësojmë anëtarësim në Kombet e Bashkuara – ekziston vetëm tema se ddëshirojmë dialog, zgjidhje me kompromis dhe duhet dhënë propozime”, theksoi ai.
I pyetur nëse kufinjtë në baza etnike mund të jenë zgjidhje, Dacic ka ka deklaruar se vettë fakti që është dialog i hapur e lë të hapur mundësinë që secila palë të propozojë ndonjë zgjidhje kreative. /gazetametro.net/.