Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Katër simptoma të tumorit në tru: Shenjat për alarmim të cilat nuk bën t’i injoroni!

    21/07/2018 | 18:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tumoret në tru shfaqen në forma dhe madhësi të ndryshme, prandaj edhe sipas tyre dallohen edhe simptomat.

    Është me rëndësi të dini t’i dalloni, edhe pse simptomat shpesh janë të paqarta. Prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes sisa prej tyre.

    Simptomat mund të dallohen varësisht nga personi, por edhe sipas intensitetit, transmeton Telegrafi.

    1. Sulmet

    Rreth 60 për qind të pacientëve me tumore në tru kanë së paku një sulm derisa tumori është duke u rritur, i cili pengon aktivitetin normal në tru. Si edhe tumoret, sulmet vijnë në forma të ndryshme, nga ngërçet e gjithë trupit deri te spazmat në një nyjë apo pjesë të fytyrës.

    2. Ndryshime në kujtesë

    Tumoret mund të shkaktojnë vrima në kujtesë, sidomos të llojit afatshkurtër, si edhe probleme me të folurit. Mund të ndodhin humbja e ekuilibrit dhe vështirësitë me aftësitë motorike.
    3. Dobësimi i muskujve

    Nëse hetoni humbje të forcës, dobësim apo shtangim në duar, këmbë apo në fytyrë të cilat zgjasin diç më shumë, gjithsesi shkoni te mjeku.

    4. Dhembja e kokës

    Natyrisht nuk do të thotë që çdo dhembje koke është tumor në tru. Mirëpo nëse keni dhembje në kokë të cilat shfaqen apo ju përkeqësojnë gjatë një kohe të gjatë, gjithësi kërkoni ndihmën e mjekut, aq më parë nëse ju ndodh kur zgjoheni në mëngjes.

    Dhembja e kokës mund të jetë e rëndë dhe shpesh janë të fuqishme nëse jeni më aktivë. Mirëpo, me këtë rast është me rëndësi të theksohen që simptomat e përmendura fare nuk është e thënë që kanë lidhje me tumorin, por me ndonjë gjendje tjetër shëndetësore. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohet i dyshuari për su*lmin në Suharekë
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.