Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ja çfarë patë bërë mijëra qytetarë të Mitrovicës pas vrasjes së Ermalit 1 vit më parë

    31/07/2018 | 16:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot pas më shumë së një viti policia belge ka arritur të arrestojë Sadik Bajramin që dyshohet për vrasjen e të riut në Mitrovicë në vendin e tij të punës, Ermal Kamberaj, shkruan Veriu.info.

    Siç mësohet Bajrami kishte pasur fletarrest ndërkombëtar dhe u arrestua pas një bashkëpunimi ndërkombëtar të autoriteteve të sigurisë së Kosovës.

    Pas këtij akti makabër në Mitrovicë ishte organizuar një marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”.

    Mijëra qytetarë kishin marrë pjesë në marshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, i cili ishte mbajtur në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, në shenjë proteste ndaj vrasjes së të riut mitrovicas Ermal Kamberaj natën e 5 majit 2017.

    Marshi protestues i cili ishte organizuar nga shoqëria civile zgjati rreth një orë, e ku përveç qytetarëve të shumtë po marrnin pjesë edhe shumë personalitete të publike, në mesin e tyre edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili iu bashku thirrjes për marsh, ku i kishte ftuar qytetarët e Mitrovicës të marrin pjesë. Këtij marshi protestues i ishin bashkangjitur edhe familjarët e Ermalit, raporton Veriu.info.

    Vrasjen e të riut e patën dënuar organizatorët e OJQ-ve, të cilët paten kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten, e të cilët përmenden edhe sakrificën e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, të cilët u flijuan që ne sot të jetojmë në paqe.
    Fjalin rasti kishte mbajtur edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në emër të qytetarëve të Mitrovicës iu kishte shprehur ngushllime familjes Kamberaj. “Lusim Zotin që Ermalin ta dërgoj në Parajsë, sepse ka qenë njeriu më i devotshëm në qytetin tonë. Është krenari sot që këtë dënim të dhunës e shoh te çdo familje e Mitrovicës. Ne si institucione i bëjmë thirrje policisë, hetuesisë dhe gjyqësisë që o sot o kurrë t’i ndalin këto krime të mallkuara”, tha kryetari Bahtiri, raporton Veriu.info.

    Marshi ishte mbajtur në shenjë revolte ndaj vrasjes së 24 vjeçarit, Ermal Kamberaj, që ndodhi në mbrëmjen e 5 Majit 2017 në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa i ndjeri ishte duke punuar./Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.