Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri së bashku me Drejtoreshën për Kulturë,Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë Fatmire Cecelia dhe Ministrin e Kulturës Kujtim Gashi inspektuan Palestrën Sportive që po ndërtohet në Fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Kryetari Tahiri falenderoi ministrin Gashi pë vizitën që i bëri Komunës së Vushtrrisë, duke thënë se kjo Palestër Sportive që është në ndërtim e sipër është një objekt kapital sportiv për qytetin e Vushtrrisë, i cili është i domosdoshëm për të rinjët vushtrrias.
Ky investim do të përfundoj brenda tri viteve (Tashmë është viti i dytë), duke shpresuar se edhe Ministria e Kulturës do të përgjigjet me fonde në mënyrë që të kompletohet objekti dhe të jetë në shërbim të sportistëve vushtrrias./VushtrriaOnline/.