Pak pas orës 9 të mëngjesit të së shtunës, pranë shtatores së Skënderbeut, nga pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u vendos arkivoli i Adem Demaçit.
Kështu nisi ceremonia komemorative për varrosjen e veprimtarit Demaçi, e në nderim të tij, u mblodhën një numër jo i vogël i qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare, raporton KTV.
Ndërkohë erdhën edhe liderë të vendit, e nga rajoni në ceremoni morri pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Pas himnit shtetëror e atij kombëtar, u mbajt një minutë heshtjeje.
“Qëndresa e tij e bëri simbol të lirisë kombëtare”, tha presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij.
Fjalë rasti në ceremoni kanë mbajtur edhe kryeministri Haradinaj dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
E vajza e Demaçit, Abetarja, tregoi për disa prej fjalëve të babait të saj të ndjerë pas sëmundjes.