Kik-bokseri nga Kosova, Shemsi Beqiri pa problem e ka fituar duelin e radhës.
Nuk luftoi që një kohë të gjatë, por Beqiri nga Komuna e Vitisë, i cili punon dhe vepron në Zvicër, mposhti me lehtësi kundërshtarin nga Serbia, Dimitrov.
Beqiri u fut në ring shumë i sigurt, ku për pak minuta arriti ta nokautoj kundërshtarin.
Kujtojmë që ky turne u mbajt në Sallën e Sportit “Jancica” në Kërçovë.