Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    I frikshëm muri që po ndërtohet në Mitrovicë

    17/07/2018 | 10:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndërtimi i një muri deri në 70 centimetra i lartë në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër nuk shihet si rrezik nga Qeveria e Kosovës, madje pushteti thotë se ai nuk do të jetë mur, porse është pjesë e shëtitores për këmbësorë e që është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian.

    Ndërkohë, opozita e vlerëson si të frikshëm ngritjen e këtij muri. Sipas opozitarëve, përmes murit po betonizohet ndarja e Kosovës.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të ketë mur në pjesën veriore të Mitrovicës, porse punimet që janë duke u bërë pak metra larg Ibrit kanë të bëjnë me rregullimin e një shëtitoreje për këmbësorë e që është projekt i Bashkimit Evropian.

    Ndërkohë, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka sqaruar për gazetën “Zëri” se punimet janë duke u zhvilluar sipas marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit të kaluar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore Goran Rakiq për rrëzimin e murit, që ishte ndërtuar në dhjetor të vitit 2016 në këtë vend.

    Në anën tjetër, opozita kosovare ngritjen e një muri të tillë e sheh si rrezik për “betonizim të ndarjes së Kosovës”.

    Zyra e Kryeministrit ka thënë se nuk bëhet fjalë për ngritje të murit në atë pjesë, porse ai ndërtim është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian./Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.