Disa nga fuqitë e mëdha botërore së shpejti do të dërgojnë ambasadorë të rinj në Beograd pasi bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Nga Berlini tashmë është njoftuar se do të vijë përfaqësuesi i ri diplomatik, Tomas Schild i cili do të zëvendësojë, Axel Ditman në krye të ambasadës gjermane. Schild vjen nga misioni gjerman në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, shkruan Novosti.
Mandati pritet t’i skadojë ambasadorit britanik, Denis Kifu dhe pasardhësi i tij pritet të vijë në vjeshtë, transmeton lajmi.net.
Edhe Ambasada e Rusisë e cila u drejtua nga Aleksandër Chepurin për gjashtë vjet pritet të ndryshojë. Boçan Harçenko një njohës i madh i çështjeve të Ballkanit dhe mik i serbëve mund të dërgohet nga Kremlini.
Berlini dhe Londra pritet të emërojnë diplomatë me përvojë për ambasadorët e rinj në Serbi, duke pasur parasysh se në periudhën e ardhshme çështja e Kosovës dhe anëtarësimi i Serbisë në BE do të jenë në krye, thekson gazeta.
Ambasadori kinez, Lee Manchang është në fund të mandatit mirëpo qarqet diplomatike besojnë se Pekini nuk do të ketë kohë të bëj ‘kthesa’ në Beograd.
Gjithashtu ambasadorët australian dhe indian, Julia Fini dhe Narinder Chohan do të largohen nga Beogradi./Express/.