Komuna e Vushtrrisë, banorët dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë mbledhur forcat për të ndihmuar në ndërtimin e Shtëpisë së familjes Dragidella nga Novolani.
Kjo familje ka mbetur pa kulm mbi kokë pasi që shtëpia e tyre u dogj ditë më parë.
Andaj me iniciativën e banorëve sot është zhvilluar një takim nga i cili u dakordua që familjes Dragidella t’i ndërtohet shtëpia.
Në këtë takim prezent ishte edhe humanisti Halil Kastrati dhe kryetari Tahiri.
Kjo do të bëhet me participimin e banorëve, komunës dhe “Jetimave të Ballkanit”.

