Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fakte shokuese: Hitleri nuk e filloi luftën për shkak të hebrenjve, por për shkak të Biblës!

    04/07/2018 | 15:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Disa historianë argumentojnë se udhëheqësi i Rajhut të Tretë kishte një fiksim mbi objektin “magjik” të quajtur “Shtiza e fatit”.
    Ushtarët nazistë që iu bashkuan Austrisë në vitin 1938 pohuan se Hitleri kishte dërguar një detashment të fshehtë SS për të kapur shtizën legjendare – e njohur gjithashtu si shtizë e fatit – e cila ishte fshehur në Vjenë.

    Lufta e Dytë Botërore filloi sepse Hitleri besonte se fuqia e kësaj arme “magjike” do t’i japë forcën për të pushtuar botën, pohojnë disa autorë, transmeton InfoPress.
    Për Hitlerin thuhet se u fiksua pas armës “magjike” ndërsa jetonte në Austri, sipas autorit britanik okult Trevor Rejvenkroft.

    Shkrimtari pohoi të ketë qasje në shënimet e Dr Walter Stein – filozof austriak dhe hetues i shtizës së fatit për të cilën thuhet se ishte informuar lideri i ri nazist.
    Është pohuar se, pas pushtimit të Austrisë dhe arritjes në Vjenë më 12 mars 1938, Hitleri së pari vizitoi muzeun Hofmuseum – ku ndodhej “Shtiza e fatit”

    Edhe sot e kësaj dite në Pallatin Hofburg ndodhet shtiza e zezë dhe me ari gjersa të dhënat historike thonë se kjo ishte një objekt ceremonial që është përdorur nga Perandoria e Shenjtë Romake.

    Miti është i lidhur me shtizë e Shenjtë – që në Krishterim njihet si shtiza e Shën Longinus.

    Legjenda thotë se shtiza ishte përdorur nga Longinus për ta therur Jezusin në krah ndërsa ishte i varur në kryqin në Golgota.

    Besimtarët e krishterë pretendojnë se gjaku i Jezusit ka hyrë në sytë e Longinus, i cili u shërua dhe më vonë u bë prift.

    Shtizën e tij thuhet se ka përfunduar në duart e Perandorisë së Shenjtë Romake, para se nazistët ta kapnin atë gjatë pushtimit të Austrisë.

    Është pohuar se nazistët e kanë varrosur këtë artefakt së bashku me objekte të tjera të konfiskuara të veprave të artit në Nuremberg dhe më vonë u gjet nga ushtria amerikane dhe u kthye në Vjenë.

    Shtiza e Fatit është një relikt i shenjtë në besimin kristian. Thuhej se shtiza që u përdor për të shpuar Krishtin, kishte fuqi unike. Supozohej se vetëm ai që zotëronte Shtizën e Fatit do të mund të kontrollonte botën./gazetaexpress/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.