Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Erdhi lajmi i shumëpritur, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim

    18/07/2018 | 12:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, në një shkrim autorial dërguar “Kohës Ditore”, ka thënë se Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizim vizash janë plotësuar.“Një kapitull i rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët: Kosova i plotëson kriteret për liberalizim të vizave”, ka thënë Avramopoulos, raporton Koha.net.“Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”, ka theksuar Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë.

    Kadri Veseli, kryeparlamentar i Kosovës, pas takimit të sotëm me Mogherinin, tha se rekomandimi për liberalizim vizash është hapi i parë drejt hyrjes në fuqi të vendimit.Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Parlamenti Evropian, më 29 apo më 30 gusht do të mblidhet për të miratuar vendimin e KE-së, e më pas të shkojë edhe tek Këshilli i Ministrave të BE-së që të kalojë edhe në nivel të ministrave të Rendit, ku tha se do të jetë pak më vështirë, “por jemi me shpresë të madhe që me sot po e përmbyllim një temë shumë të rëndësishëm për qytetarët e vendit – lëvizja e lirë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.