Imagjinoni sikur ndodheni në një aeroport të stërfrekuentuar, diku nëpër Evropë ose Shtete të Bashkuara.
Do të takoheni me bashkëshorten (le ta zëmë se quhet Layla) pas punës dhe të ikni së bashku për një mini-pushim. Ajo vonohet, ju uleni në një kafene për ta pritur, shkruan BBC.
Shumë shpejt përhumbeni në mendime, kështu që nuk e shihni të dashurën tuaj teksa ju bën me dorë përtej kafesë.
Si mund t’iu tërheqë vëmendjen? T’ju thërrasë me emër mbase kishte kryer punë. Por po që se ju thërret me emër, të gjithë kalimtarët do të mbërthen në panik. Sigurimi do të alarmohet.
Veprimi juaj fare i thjeshtë do të mundë t’iu çojë deri te veçimi në një dhomë dhe marrja në pyetje për orë të tëra.
Por ku qëndron problemi?
Bashkëshortja juaj është një myslimane dhe emri juaj është Jihad./Koha Ditore/.