Ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës mashkulli shqiptar, pas lëndimeve të marra nga një aksident trafiku i cili kishte ndodhur më 10 gusht të këtij viti në Vlashnjë të Prizrenit.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ndërsa theksohet se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Klan Kosova.
Me vendim të prokurorit i dyshuari që shkaktoi aksidentin është arrestuar ku pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.