Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    E tmerrshme, ja përse e vrau vëllai vëllan në Lipjan

    16/07/2018 | 15:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Problemet pronësore ndërmjet vëllezërve kanë përfunduar me vrasjën e Mali Gashit në Lipjan. I dyshuari është në arrati dhe ende nuk është arrestuar. Ai kishte ardhur nga Franca për në Kosovë I dyshuari kishte vrarë një person edhe më parë ku kishte mbajtur 13 vjet burg.

    “I ndjeri ishte shume i urte si person, ndërkaq vëllai ky që e ka vrarë e pati vrarë edhe një fqinjë tonin vite më parë, për të cilin e ka vuajtur dënimin 13 vite. Aq sa kemi dëgjuar ata kanë pasur konflikt për tokë me këtë vëllain që ka ardh prej Francës, jemi tronditë edhe ne kur kemi dëgjuar se e ka vrarë vëllauin”, ka thënë në kushte anonimiteti njëri nga banorët e këtij fshati.

    E pas vrasjes së vëllait, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Francës. Familja thonë se nuk e di se ku është ai.

    Për këtë rast, hetime tashmë është duke bërë policia dhe prokuroria e Kosovës.

    Ymer Beka, ka thënë se i dyshuari ka ardhur nga Franca për pushime.

    Tutje ai sqaron se kanë njoftuar edhe aeroportin pasi që i dyshuari mund të dal jashtë vendit.

    “Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka për T7.

    Tutje, sipas policisë, nga vendi i ngjarjes ku u krye vrasja si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Viktima kishte qenë i martuar dhe ka lënë pas 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.