Gjashtë persona vdiqën gjatë ditës së djeshme në dy aksidente fatale.
Derisa aksidenti i parë fatal ku humbën jetën pesë anëtarët të familjes Sadikaj nga Sopia ndodhi në magjistralen Duhël-Suharekë, rasti tjetër u regjistrua në Shtime, ku një person mbeti i vdekur në rrugë.
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se dje përveç dy aksidenteve me pasoja fatale, u regjistruan edhe 14 aksidente tjera me persona të lënduar dhe 14 të tjera me dëme materiale, raporton Indeksonline.
Të dhënat e policisë rrugore tregojnë se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij vitit, në aksidente trafiku jetën kanë humbur 57 persona./Veriu.info/.