Mbeturinat mbeten shqetësimi më madhor i banorëve të fshatit Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, një problem ky i adresuar disa herë nga banorë të këtij fshati por që ende nuk ka ndonjë veprim konkret për sanimin e gjendjes aktuale me mbeturinat që mbetet shqetësuse për banorët e Pestovës.
Mbeturinat të cilat kanë vërshuar buzë rrugës së këtij fshatit, gjerësa banorët disa herë kanë shprehur këtë shqetësim, dhe pavarsisht insistimeve banorë nga ky fshat thonë se ende nuk është bërë asgjë.
Madje për të përshkruar këtë gjendje dhe parë nga një kënd tjetër, është një banor i këtij fshati që ka realizuar një video me dron në të cilën edhe nga lartë shihet gjendja shqetësuse me mbeturinat.
Por nuk janë vetëm mbeturinat shqetësim, është edhe ura me strukturë të drurit që është në një gjendje jo të mirë, por në gjendje jo më të mirë një banor i këtij fshati thotë se nuk është as ura e re në gjendje të mirë, pasi nga disa pamje sipas tij shihet se kjo urë paksa ka filluar edhe të lëviz në një pjesë të strukturës së saj./VushtrriaOnline