Gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me djalin e saj, është sulmuar fizikisht nga ai.
Me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas arrestimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Nuk janë të pakta raste të tilla të dhunës në familje.
Policia e Kosovës, çdo ditë raporton për raste të ndryshme të dhunës./Drenica.press/.