Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Detaje të reja për rastin e 22-vjeçarit nga Gjilani

    30/07/2018 | 13:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje rreth rastit në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku Liridon Uruqi e qëlloi me armë zjarri shokun e tij, Fatlind Arifin, 22 vjeçar. Në veturën e të dyshuarit, policia ka gjetur edhe një revole me të cilën dyshohet se u krye akti me pesë fishekë.

    Sipas policisë është arrestuar i dyshuari kryesorë bashkë me vëllanë e tij. Por nga policia thonë se në bazë tëdeklaratave të të dyshuarit, aksidentalisht ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar.

    Viktima është dërguar në spitalin e Gjilanit, me ç’rast nga personeli mjekësor është konstatuar se i njëjti nuk ka shenja jete.

    “Si i dyshuar është arrestuar edhe vëllai i të dyshuarit, pasi që dyshohet se i ka ndihmuar kryesit të veprës që të arratiset nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

    Si prova materiale janë sekuestruar një automjet dhe një pistoletë me 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    • Selektori i Sllovenisë thotë se Kosova ka kualitet, kërkon ndihmën e tifozëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.