Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dështon gjykimi ndaj të akuzuarit për tentim vrasjen e vitit 2007 të ndodh në Pantinë të Vushtrrisë

    13/07/2018 | 14:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar, ndaj të pandehurit Driton Mehmeti, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, ngjarje e cila kishte ndodhur në vitin 2007, në Vushtrri.

    Sipas gjykatësit të rastit, Avni Mehmeti, gjykata jashtë procesit gjyqësor ka urdhëruar ekzaminimin mjekoligjor me qëllim të konstatimit të lëndimeve që në këtë rast i ka pësuar i dëmtuari.

    Lidhur me këtë, Mehmeti shtoi se të gjitha shkresat e lëndës gjenden në Institutin Mjekoligjor të Kosovës, dhe në mungesë të tyre, seanca e sotme duhet të shtyhet për një datë tjetër.

    Në këtë seancë kanë prezentuar, prokurori i rastit Ismet Ujkani, i akuzuari Driton Mehmeti dhe mbrojtësi i tij, avokati Gani Rexha, si dhe i dëmtuari Sabri Hasani dhe mbrojtësi i tij, avokati Nexhat Beqiri.

    Gjykatësi Mehmeti, i njoftoi palët prezente së në mungesë të shkresave të lëndës, seanca e sotme nuk mund të mbahet, me ç’rast seanca e radhës u caktua më 20 shtator 2018, nga ora 10:00.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Driton Mehmeti, po akuzohet se më 29 tetor 2007, para dyerve të oborrit të tij në fshatin Pantinë të Komunës së Vushtrrisë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin, Sabri Hasani.

    Bazuar në aktakuzë, ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që një ditë më parë, i dëmtuari ka dalë për të gërryer një kanal të ujërave të zeza i cili shtrihej në kufirin në mes të pronës së të dëmtuarit dhe të akuzuarit, me ç’rast i akuzuari së bashku me babanë e tij, këtë e kanë raportuar në polici dhe me urdhër të policisë i është ndërprerë puna të dëmtuarit.

    Lidhur me këtë, siç thuhet në aktakuzë, më 29 tetor 2007, përderisa i dëmtuari ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së të akuzuarit, i akuzuari i është drejtuar më fjalët “ku je ti o frajer”, kurse i dëmtuari i përgjigjet “ec more hyn brenda”, ku pas kësaj i pandehuri duke iu drejtuar të dëmtuarit i thotë “tash ko me ta q** atë n**” dhe menjëherë pas kësaj, nga brezi i tij, nxjerr revolen dhe shtie pesë herë në të dëmtuarin.

    Në vazhdim të aktakuzës, thuhet se nga pesë të shtënat, dy prej tyre e godasin të dëmtuarin, i cili në këtë rast pëson plagë mbi gjurin e këmbës së majtë dhe në gjurin e këmbës së djathtë.

    Me këtë, i akuzuari Mehmeti, ngarkohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë” nga neni 146 lidhur me nenin 20 dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nga neni 374 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Betimiperdrejtesi/Nora Kelmendi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.