Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputetët votojnë për importimin e veturave të vjetra

    12/07/2018 | 12:22
    ????????????????????????????????????
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kuvendi i Kosovës me 37 vota për, 11 kundër dhe 13 abstenime ka miartuar në parim ndryshimin e Ligjit për Automjetete që kërkohet heqja e kufizimeve për import të veturave më të vjetra se dhjetë vite.

    Lidhur me këto ndryshime kishte reaguar Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane që kanë kundërshtuar largimin e kufizimit.

    Sipas tyre, lirimi i dioksidit të azotit, në veçanti nga makinat e vjetra me naftë është shndërruar në një sfidë me përmasa botërore dhe thirrjet e organizatave botërore të ndryshme për ta ndaluar janë të shumta, shkruan Telegrafi.

    Nga 1 janar i këtij viti të gjitha veturat e kategorisë më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit “Euro 4” nuk kanë mundur të zhdoganohen brenda territorit të Kosovës.

    Kjo ishte bërë për shkak të kufizimeve ligjore në import dhe për të ruajtur ambientin nga lirimi i gazrave të makinave. Zyrtarët e Doganave të Kosovës kanë treguar se në pjesën e parë të vitit 2018, ka pasur rënie të importit të veturave të vjetra. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.