Daut Haradinaj ia godet mikrofonin Armend Zemajt, LDK ndihet e kërcënuar
Në debatin e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar çuditshëm kur po e mbante fjalimin deputeti i LDK’së Armend Zemaj. Haradinaj ishte nisur drejt Zemajt duke ia goditur atij mikrofonin dhe ka vazhduar tutje.
Ndaj kësaj, ka reaguar ashpër, shefi i GP të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar se ata dhe kushdo tjetër, do të përballen me refuzim të fuqishëm nga LDK’ja.
Zemaj e Haradinaj ishin përplasur ashpër dje në seancë gjatë shqyrtimit të Ligjit për Ndërtimet pa Leje.
Haradinaj ka theksuar se LDK-ja po bën aleanca me Listën Serbe dhe se ata vetë e kanë votuar Thaçin për President.