Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dasmat shqiptare dikur: Një pamje “tmerri” me nuset që qanin!

    13/07/2018 | 14:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Të qara me ulërima derisa të dëgjonte i fundi i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni”…

    Kështu media franceze e përshkruante ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme.

    Gazetari shqiptar Ilir Seci e ka publikuar foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka. Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse.

    Më poshtë mund të lexoni një pjesë të tekstit të përkthyer në shqip: “Të qara me ulërima, derisa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes… se kështu e donte zakoni”!

    “Ky është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, porse përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e ‘fisme’ ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit ‘për të shkuar të burri’.

    Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

    Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”.

    Këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare, një pamje “tmerri” të ditës së dasmës, i përcjellin mediet franceze në vitin 1980. /Vox Albaniae/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.