Policia e Kosovës, gjatë së dielës, në raste të ndara, ka arritur të arrestojë gjithsej 21 persona të dyshuar për vepra dhe incidente të ndryshme.
Sipas Policisë, arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të njëjtat është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.
Me urdhrin e këtij të fundit, 17 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Veriu.info/.